Pas një pjese të parë të shkëlyqer që ka bërë, ekipi i Teutës tashmë nis të mendojë për fazën përgatitore në muajin janar. Ekipi durrsak ndodhet në vendin e 3-të pas 18 javësh dhe po mendohet që skuadrës t’i krijohen kushtet e duhura për të vijuar me këtë ecuri.

Drejtuesit e klubit, së bashku me stafin teknik do të mblidhen për të diskutuar në lidhje me fazën përgatitore që ekipi do të zhvillojë gjatë pushimit të Superiores. Një opsion i mundshëm është Turqia, por nuk përjashtohet dhe ndonjë vend tjetër. Po ashtu do të flitet edhe për merkaton e janarit.

Në ditët e para të të vitit 2016 do të diskutohet edhe për lojtarët që mund të afrohen në ekip gjatë merkatos së transferimeve. Në të pritet të afrohen lojtarë cilësorë dhe që do të jenë studiuar mirë nga stafi teknik.