Pas largimit të Edmond Hasanbelliut nga drejtimi i skuadrës, të shumta janë pikëpyetjet për Teutën. Burime në klub bëjnë me dije se gjërat do të vazhdojnë me ritëm tjetër.
Ditët në vazhdim do të ketë një prezantim të drejtorit të ri të skuadrës si dhe ata që do të drejtojnë klubin. Me shumë mundësi, në Durrës do të ketë surpriza dhe sezonin e ri do të shohim në Teutë shumë më ndryshe që do të kthehet të pretendojë titullin kampion.





