Duke parë ecurinë në sezonin e fundit të skuadrës së Beitar Jerusalemit, rivalëve të Teutës në Ligën e Europës, vihet re se lojtarët e sulmit të saj shënojnë pak.Sulmuesi që ka shënuar më shumë gola sezonin 2019-2020 është Azulai, autor i 9 golave.
Ylli i skuadrës, sulmuesi nga Trinidad Tobago, Levi Samuel Garcia, ka shënuar vetëm 5 gola gjatë sezonit që shkoi. Po ashtu, edhe sulmuesit e tjerë kanë shënuar një numër të ulët golash.
Me sa kuptohet, izraelitët e kanë forcën te mbrojtja, ku luan edhe 38-vjeçari Tal Ben Haim, ish-lojtar i kombëtares së Izraelit.
Beitari është një skuadër që bazohet te futbollistët vendës, ka pak të huaj në radhët e tij.





