Durrës, 1 Tetor 2014 – Teuta ka udhëtuar në Lezhë për të zhvilluar sfidën e parë të turit të parë të kupës së Republikës ku Teuta është një nga ekipet i cili synon këtë trofe këtë sezon. Trajneri Hasan Lika ka aktivizuar disa lojtarë që nuk janë aktivizuar në ndeshjet e kampionatit dhe paraqitja e këtyre lojtarëve kanë mjaft e mirë. Përgjithësisht Teuta e ka kontrolluar ndeshjen që nga fillimi dhe ka ushtruar presion ndaj ekipit të Besëlidhjes duke krijuar disa raste shënimi përballë lezhjanëve që mendojnë më shumë për mbrojtjen. Durrsakët e mbyllin takimin që në pjesën e parë ku në minutën e 27 shënon Hoxhallari ndërsa dy minuta më vonë pas një aksioni me shumë forca të Teutës ka qenë Baci i cili ka shkaktuar autogol në tentativë për të larguar topin jashtë vijës fundore. Pas shënimit të golave lezhjanët mundohen të reagojnë por nuk kanë rrezikshëmri. Edhe në pjesën e dytë durrsakët kanë të tjera raste shënimi gjithsesi Teuta ka administruar rezultatin ndërkohë që edhe pse lezhjanët krijojnë disa raste në këtë pjesë nuk arrijnë të shënojnë kështu që Teuta ka fituar sfidën e parë në kupën e republikës ndaj Besëlidhjes duek e patur më të thjeshtë ndeshjen e rradhës ndërkohë që pas kualifikimit në këtë tur durrsakët do të përballen me ekipin që kualifikohet nga dueli Dinamo-Apolonia

/Agjencia e Lajmeve Dyrrah/