Teuta në provën e vazhdimësisë dhe natyrisht atë për të marrë tri pikë edhe përballë Bylisit. Pretendimet në Durrës janë që të ruajnë ritmin dhe të vijojnë të ngrihen akoma më shumë në renditje. Dhe për t’u rritur në kampionat vlen vazhdimësia, pikët mbeten njësoj ndaj çdo kundërshtari. Skuadra vjen në një moment shumë të mirë, ndërkohë që ndaj Egnatias skuadra shfaqi sërish dominimin e saj.

Bylisi është një skuadër shumë fatsjellëse për Teutën, pasi ndaj tyre ekipi durrsak ka pasur gjithmonë suksese. Është e qartë se ndaj Bylisit Teuta do të duhet të luftojë në çdo centimetër të fushës. Kryesorja është që të gjithë lojtarët po qëndrojnë me “kokën lartë” dhe po vijojnë punën për javën e fundit si një “trup i vetëm”.

Kampionati është ende i gjatë dhe pikët janë aty, kështu që tani blutë janë të fokusuar te ndeshja e së dielës ndaj Bylisit ku do të luftojnë që të marrim tri pikët.Në një sezon ka momente ku fitoret dhe ecuria marrin një dimension tjetër. Një fitore në Durrës, kundër Egnatias, ishte një tregues se Teuta, do të jetë pretendente e fortë këtë sezon, madje mund të konsiderohej edhe si një nga ndeshjet më të mira për mënyrën si shkoi loja.

Ndaj Tiranës rëndësia e ndeshjes ishte në një tjetër shkallë.Në një tjetër dimension Egnatia, dhe fitorja ishte qëllimi që duhej të synonte Teuta, sepse rruga e vetme për të ndezur flakën te durrsakët, ishin tre pikët. “Djemtë e Detit” për herë të 3- të në 3 ndeshjet e fundit nuk janë mundur.

Teuta ka lëshuar pikë edhe më parë, si barazimi me Skënderbeun, por në këtë pikë të kampionatit nuk duhet që kjo skuadër t’i tolerojë vetes dhurimin pa dashje të pikëve, duke luajtur mirë. Dy fazat e para të këtij sezoni për Teutën, kanë qenë bindëse, ndaj forma më e mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin Bylsin.

Martini e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë tjetër. Kjo gjë nuk i pengon aspak “Djemtë e Detit” që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen. Ky sezon po rezulton si një prej edicioneve me më shumë ekuilibër në dekadën e fundit, nuk ka një ekip super favorit dhe, duke qenë që diferencat janë të pakta, hapësira për të gabuar është ngushtuar shumë për Teutën.

Teuta ka vijuar me procesin përgatitor në prag të sfidës me Bylisin që do të luajë ditën e diel në “Niko Dovana”. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Bylis. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie të mirë. Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht.

Në takimin e së dielës ekipi do të jetë i plotë, duke i dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari në skuadër dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit që ata janë të duhurit për 11-  shen e parë. Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm.