Teuta ka pësuar distaftë në miqësoren e fundit të luajtur në kuadër të fazës përgatitore, duke u mundur nga Struga me rezultatin 2-1.
Trajneri Martini aktivizoi pothuajse të gjithë kontingjentin e pranishëm të skuadrës duke provuar ekipin në prag të sfidës për Champions me Sherif Tiraspolin.
Golin e vetëm për dursakët e shënoi Dejvi Bregu nga pika e 11-metërshit ndërsa për Strugën shënuan Bosançiç me penallti dhe ish-mesfushori i Partizanit, Bunjamin Shabani.
Durrsakët e mbyllin kështu me humbje fazën përgatitore, teksa fokusi do të jetë tek sfidat në Champions ku pritshmëritë janë të mëdha.
Futbollistët që u aktivizuan: Frasheri, Todorovksi, (80′ L.Beqja) Hoxha, (65′ Dragarski) Arapi, (62’Avdyli) Xhekson, (46’Kotbelli) (80’Zogaj) Aleksi, (80’Jazxhi) Daja, (62’Karabeci) E.Vila, (65’Plaku) L.Vila, (62’Gruda) Bregu, (62’Gorgiev) Seferi (62’Krasniqi).





