Teuta e mbylli sezonin me fitore dhe në vendin e gjashtë. Durrsakët mposhtën Egnatian(2-1) duke u konfirmuar si “mace e zezë” për kampionët. Pas ndeshjes, foli trajneri Bledar Hodo. Tekniku i durrsakëve deklaroi: “Akoma nuk dimë asgjë ca do bëhet, nuk jemi ulur as me drejtuesit dhe as lojtarët.

Këto ditë do ulemi dhe do vendosim për vitin tjetër. Është nga ato ndeshjet ideale kur mund të provosh çuna të rinj dhe që kanë pasur pak minuta. Kisha besim që do shpreheshin më mirë se kanë uri dhe e përgjithshmja pozitive.

Mendoj që kanë qenë ndeshje me presion shumë të lart. Njoh karakteret e tyre, nuk jam pishman, jam munduar të fus lojtarë me shumë eksperiencë dhe që njohin mirë kampionatin shqiptar, për këtë kanë marrë më tepër minuta. I referohem Torrajt më shumë.

E ardhmja? Të jem i sinqetë nuk di asgjë, e rëndësishme që arritëm objektivin, shpëtuam këtë sezon stresues dhe problematik. I gëzohem këtij fakti më shumë se çfarë do ndodhë. Vetëm në ndeshjen e fundit e kam shijuar”, u shpreh Hodo.