Teuta eliminohet në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi u mposht nga Tirana 6-4 nga pika e bardhë e penallive.

Në stadiumin “Elbasan Arena” koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Peposhin konvertoi në gol një penallti duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 28’ dhe Teuta e kontrolloi lojën deri në fund.

Por në frymëmarrjet e fundit Latifi vendfosi ekulibrin në 1-1 dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë, e cila nuk prodhoi gola dhe kështu ekipet iu drejtuan penalltive.

“Ruleta” e 11-m, i buzëqeshi Tiranës, që fitoi 6-5. Për bardheblutë gaboi vetëm Jonuzi, ndërsa shënuan Latifi, Mici, Përgjoni, Lulaj, Nikqi dhe Haxhiu. Te Teuta gaboi kapiteni Kotobelli dhe mbrojtësi Jazxhi.