29 shtator 2015 – Skuadra e Teutës pavarësisht se është mundur ndaj Tiranës në “Qemal Stafa” mbetet një skuadër shumë e fortë, sidomos në shtëpinë e saj “Niko Dovana”.
Me bardheblutë, ashtu siç e kishte parashikuar edhe trajneri Magani, ishin pikërisht goditjet standarde që e vendosën sfidën, por rastet për “Djemtë e Detit” nuk kanë munguar.
Gjithsesi, tashmë Teuta dhe Magani shikojnë përpara. Tani vjen ndeshja e radhës që është pikërisht ndeshja e fundjavës ndaj Bylisit në Durrës. Kërkohet patjetër fitorja për të konfirmuar se Teuta në shtëpi njeh vetëm fitore.
Deri tani në ndeshjet e “Niko Dovanës”, djemtë e Maganit kanë arritur 2 fitore, ndaj Vllaznisë e Tërbunit, ndërkohë që fitorja e 3-të është arritur ndaj Flamurtarit në fushën asnjanëse të Fierit, “Loni Papuciu”.
/portali DurresLajm/