24 prill 2015 – Durrsakët do të kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj Partizanit, për të forcuar pozitat në renditje.
Teuta është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Partizanit. Në këtë takim skuadra e drejtuar nga trajneri Begeja, do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv, për të mos i dhënë mundësi Apolonisë, që t’i afrohet dhe ta rrezikojë. Në këtë takim mjaft delikat, për teknikun durrsak do të rikthehet dhe mesfushori me tipare sulmuese, Ansi Nika,i cili ka munguar në takimin e javës së kaluar ndaj Laçit. Kjo do t’i japë mundësinë, teknikut që të hedhë në fushë formacionin më të mirë.
Durrsakët vijnë në këtë ndeshje pas një humbje ndaj Laçit në transfertë dhe një tjetër disfatë do të ishte e patolerueshme. Nuk duhet të harrojmë se Teuta, nuk ka marrë asnjë pikë ndaj të kuqve në këtë sezon, pasi ka humbur në të treja ndeshjet e zhvilluara.
Në këtë takim skuadra e Teutës, pritet të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj, të cilët nuk kanë qenë shumë pranë skuadrës. Këta të fundit mësohet të kenë konfirmuar praninë e tyre edhe për shkak se luhet ndaj Partizanit dhe marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk kanë qenë aspak të mira. Humbje ka pësuar Teuta ndaj Partizanit në këtë sezon futbollistik, duke u mundur si në ndeshjet brenda fushe ashtu edhe në transfertë. Pikë është diferenca mes Teutës së vendit të tetë dhe Apolonisë së vendit të nëntë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje të kampionatit për tu luajtur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





