Teuta do të jetë e plotë në sfidën e radhës që do të zhvillojë në transfertën e Gjirokastrës. Trajneri Blendi Shkëmbi do të kërkojë 3 pikët me skuadrën që do të jetë e plotë në këtë sfidë delikate.

Rikthehet pas kartonit të kuq që ka marrë dy javë më parë në Ballsh edhe mbrojtësi i djathtë Aleksandër Teodorovski, një lojtar që ka luajtur si titullar te durrsakët, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jenë.

Ndërkohë, që pas tri javëve pa fitore, ku ka koleksionuar një humbje në Laç dhe dy barazime me Bylisin në transfertë dhe Tiranën në “Niko Dovana”, durrsakët shkojnë m e synim marrjen e 3 pikëve në transfertën e Gjirokastrës.