16korrik 2015 – Pas miqësores së parë të Teutës luajtur të mërkurën në mbrëmje në “Tsarsko Selo” të Sofjes kundër skuadrës greke Skoda Xanthi fituar nga grekët 2 – 1, durrsakët kanë planifikuar të luajnë edhe dy miqësore të tjera brenda këtij muaji.
Në këtë mënyrë, Teuta do të luajë miqësoren e dytë në tokën bullgare të shtunën më 18 korrik ora 18.00 e planifikuar për tu luajtur në Bansko kundër skuadrës maqedonase F.K Horizont Turnovo që militon në ligën e parë të Maqedonisë.
Ndërsa ndeshja e tretë miqësore është e planifikuar të luhet në “Tsarsko Selo” të Sofjes më 26 korrik në orën 18.00 kundër skuadrës greke F.C Platanias.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/