16gusht 2015 – Teuta është në pritje të lojtarëve senegalezë. Kështu të paktën ka konfirmuar trajneri i durrsakëve, Gugash Magani, i cili nuk është bindur nga braziliani Markinjo.“Sulmuesin Markinjo e provuam në dy ndeshje. Ndaj Besëlidhjes bëri një lojë shumë të mirë, kurse ndaj Apolonisë të premten ishte disi më dobët.Nuk i hedh poshtë cilësitë e tij si lojtar, por mua më duhet një sulmues më i fortë fizikisht dhe të jetë tipik goli. Në këtë mënyrë Markinjo nuk i kishte këto tipare.Në mesjavë jemi duke pritur dhe senegalezët, të cilët janë lojtarë në moshë të re dhe me CV të pasur. Aq më tepër që janë pjesë e kombëtares U-21 të Senegalit”, ka thënë Magani, ndërsa vazhdon të jetë i zhgënjyer nga veprimi i Shetës.“Nuk kam çfarë të them më shumë se sa ishte i pabesë jo vetëm ndaj skuadrës, por dhe ndaj presidentit Hasanbelliu. Ne e respektuam si një ish-lojtar i Teutës. Me të vërtetë ishim në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë. Bëmë një lëshim për të dhe ja si na e shpërbleu”, e ka mbyllur Magani.
Teuta është në pritje të lojtarëve senegalezë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK kërkon arrestimin, PS nxjerr sot raportin për imunitetin e Ballukut
Saranda dhe Durrësi, qytetet me numrin më të lartë të mjeteve për banorë
Del promoja e “Ferma VIP”, Arbana Osmani konfirmon që do jetë moderatorja e re (VIDEO)
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe me reshje, parashikimi i motit për këtë të hënë





