Austri, 14 korrik 2014 – Gjermani ka tifozët e saj kudo dhe në Shqipëri ajo ka shumë të tillë dhe menjëherë pas fitores së Gjermanisë për të katërtën herë ët kupës së botës në rrugët e qytetit të Durrësit janë derdhur nëpër rrugë e sheshe qindra tifozë të Gjermanisë me fanelat dhe flamujt gejrmanë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Por disa tifozë të veçantë të Gjermanisë ka patur edhe në Austri pikërisht në hotelin ku akomodohet skuadra e Teutës. I gjithë ekipi durrsak ka ndjekur me interes ndeshjen finale dhe më pas shumë prej djemve të detit që janë tifozë të Gjermanisë kanë festuar deri vonë.
Në të vërtetë Teuta është ulur për të parë ndeshjen menjëherë pas ndeshjes miqësore me Botosanin ku durrsakët janë mundur thellë 6-0 por natyrisht ekipi është ende i pakonsoliduar për shkak të afrimeve dhe largimeve megjithatë në ditët në vijim pritet që ekipi të formatohet më mirë dhe të ketë rezultatet e para pozitive.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





