Ditën e mërkurë pritet që të bëhen dy zyrtarizimet e para tek ekipi i Teutës. Kjo bëhet e ditur nga drejtuesit e ekipit durrsak. Sipas të njëjtave burime, pritet të mbërrijnë një mbrojtës dhe një sulmues, të cilët do të jenë firmat e para për durrsakët për këtë merkato verore. Nuk bëhen të ditur emrat e dy lojtarëve, por vetëm pozicionet ku luajnë.Do të ketë edhe emra të tjerë të lojtarëve që do të afrohen.

Mësohet gjithashtu se në këto 10 ditë do të ketë dhe zyrtarizime të tjera. Lojtarë, të cilët pritet të bëhen pjesë e bregdetarëve, do t’i nënshtrohen përzgjedhjes të trajnerit, ku jo të gjithë ata që do të sjellin menaxherët do të jenë për firmë.Tekniku Magani dhe drejtuesit e ekipit kanë gati listën e lojtarëve që duhen, por duhet punuar me emra, të cilët do të jenë pjesë e durrsakëve për sezonin e ardhshëm. Administratori i ekipit Jakova shprehet se nesër do të ketë dy afrime, më pas edhe shumë të tjerë. Sipas tij, gjërat janë në udhën e duhur.Mbetet për t’u parë se kush nga lojtarët e Superiores do t’i bashkohet ekipit bregdetar duke parë që skuadrat e tjera kanë lëvizur në merkato dhe po afrojnë lojtarë nga brenda kufijve, por edhe jashtë.