DURRËS, 17 JANAR 2015 –  Teuta ka zhvilluar një miqësore me ekipin e Besës, ndeshja kjo që i ka shërbyer si një test mjaft i mirë trajnerit Begeja. Teuta ka fituar 1-0 këtë miqësore me një gol të shënuar me 11 metërsh nga sulmuesi i ardhur gjatë merkatos Kuli. Teuta pavarësisht fitores minimale ka patur një mori rastesh shënimi me sulmuesit e saj por nuk ka arritur të finalizojë megjithatë ndeshja ka qenë mjaft e fortë madje në pamje të parë dukej si një ndeshje zyrtare me një luftë të fortë sportive nga të dyja ekipet.

Gjithsesi, Teuta ka patur më shumë epërsi dhe raste shënimi pavrësisht se ka fituar me avantazh të një goli. Paraqitja e durrsakëve ashtu si në miqësoren e kaluar kundër Tiranës të mbyllur në barazim 2-2 edhe kundër Besës ka qenë mjaft e mirë. Tashmë, durrakët luajnë mirë dhe të krijojnë optimizëm për vijimin e sezonit, ku nëse paraqiten ashtu si në dy miqësoret e zhvilluara me siguri Teuta do të ngjitet në renditje dhe do të jetë kockë e fortë për cdo ekip të superligës.

Teuta e Durrësit, gjatë dy fazave të para në kampionat, ka siguruar vetëm 16 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit. Durrsakët regjistrojnë 5 fitore, 1 barazim dhe 12 humbje, shënuar 16 gola dhe kanë pësuar 26.

“Djemtë e detit” e kanë konsideruar negative pjesën e parë të sezonit, ndërsa shpresojnë që në dy fazat e mbetura të kampionatit të bëjnë progres në rezultate dhe të ngjiten në tabelën e klasifikimit.