31 janar 2015 – Ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë ka nisur me një epërsi të theksuar të durrsakëve të cilët treguan që në minutat e para të takimit që duan ta fitojnë këtë sfidë.
Rasti i parë ideal, shënohet që në minutën e 4-ët Mirel Çotën. Sulmuesi durrsak lëshon një predhë nga një distancë reth 25 metra por topi i tij ndalet nga traversa.
Ky episod zgjon edhe Vllazninë që deri në ato minuta ishte inekzistente në fushë. Shkodranët përpiqen të fitojnë terren dhe mundohen të sulmojnë Vllazninë. Me kalimin e minutave loja bëhet me e qetë dhe luhet kryesisht në mesfushë. Vllaznia reagon me Sozën por goditja e uruguaianit është shumë e dobët. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, saktësisht në minutën e 40-të Ansi Nika pengohet në mënyrë të parregullt në zonën e shkodranëve dhe për arbitërin ka penallti.
Është vetë mesfushori që mer përsipër të godasë dhe nga pika e bardhe nuk gabon duke kaluar në avantazh durrsakët. Me avantazhin e Teutës mbyllet edhe pjesa e parë e takimit. Pjesa e dytë ka filluar me vonesë në Durrës për shkak se mungonte ambulanca në stadium. Pas një vonese prej 5 minutash, ndeshja rifillon e qetë dhe pa agresivitet nga të dyja ekipet. Vllaznia nuk pajtohet me rezultatin dhe fillon perpjekjet për të barazuar. Shkodranët shpërblehen në minutën e 69-të kur Soza përfiton nga një gabim i portierit Osmani dhe i vetëm me portën e boshatisur dërgon topin në rrjetë duke barazuar rezultatin.
Vetëm 2 minuta më vonë, Teuta përgjigjet me një goditje të fuqishme nga Bruno Dita që i afrohet golit por reagon mjaft mirë Selimaj. Edhe Teuta nuk pajtohet me barazimin dhe hidhet në sulm për të shënuar golin e fitores. Durrsakët rrezikojnë përsëri me Ditën në minitën e 82-të por Selimaj thotë sërish “jo”. Përpjekjet e skuadrës Teutës shpërblehen në minutën e 86-të kur Çota merr një top në afërsi të zonës dhe godet duke mposhtur Selimajn dhe duke shënuar golin që i jep fitoren durrsakëve. Mbyllet ndeshja me rezultatin 2-1 dhe Teuta ngjitet në kuotën e 19 pikëvë në vendin e 8-të. Ndërkohë Vllaznia humbet sërish dhe mbetet në vendin e 7-të me 23 pikë.





