23 korrik 2015 –Fitorja e parë në tokën bullgare vjen me goleadë për Teutën e Gugash Maganit. Durrsakët mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 Pirin Razlog ekip që luan në kategorinë e dytë bullgare. Golat për Teutën u shënuan të gjithë nga lojtarë shumë të rinj në moshë. Eri Lamcja realizoi një dygolësh ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Klaudio Hyseni, Bruno Dita, Shkalla si dhe Endri Magani, djali i trajnerit Gugash Magani.

Kjo ishte fitorja e parë në 3 ndeshje për Teutën në Bullgari. Teuta ka zhvilluar një lojë të bukur dhe agresive, ku trajneri Magani ka aktivizuar të gjithë lojtarët e ardhur në merkato disa prej të cilëve edhe kanë shënuar. Në ndeshjet e mëparshme Teuta humbi me skuadrën greke Skoda Ksanthi me rezultatin 2 – 1 dhe barazoi pa gola me maqedonasen Horizont Turnovo. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/