Ekipi i Teutës në not për meshkuj, fiton Kupën e Republikës. Aktiviteti kombëtar u zhvillua në Akuadromin e Tiranës, në datat 2-3 shtator. Në të morën pjesë 15 ekipe nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa mosha e notrëve pjesëmarrës varionte nga 9-18 vjeç. Përveç se u shpall kampion, ekipi i Teutës arriti një rezultat tjetër mjaft të rëndësishëm, pasi 16-vjeçari Kledi Kadiu u shpall notari më i mirë i aktivitetit.
Për “DurrësLajm”, trajneri i Kadiut, Gjergj Ngresi, shprehet me superlativa për adoleshentin durrsak, duke e cilësuar atë si një nga notarët më të mirë të notit në Shqipëri. Ai stërvitet 2 deri 3 herë në ditë, njërën seancë stërvitore e zhvillon në orën 5:00 të mëngjesit dhe tjetrën pas shkollës.
(Foto: Kledi Kadiu)

Sipas Ngresit, jo vetëm Kadiu por i gjithë ekipi ka dhënë maksimumin në këtë aktivitet të rëndësishëm, ndërkohë që në eventet e ardhshme sportive pritet të arrihen rezultate më të mira, pasi në përbërje të ekipit të Teutës si për meshkuj edhe për femra, ka notarë që premtojnë shumë për të ardhmen.
Notarët e Teutës stërviten me përkushtim nga trajnerët Gjergj Ngresi dhe Jurgen Bici. Rezultatet shumë të mira të arritura nga notarët e rinj të ekipit të Teutës premtojnë që në të ardhmen ata të ecin në gjurmët e notarëve me emër të Durrësit, që në dekadat e kaluara janë ngjitur shumë shpesh në podiumet e nderit në eventet sportive kombëtare. Durrësi ka një traditë mjaft të mirë në sportin e notit dhe dy trajnerët Ngresi dhe Fici janë shpresëplotë për arritje të tjera në të ardhmen për të gjithë grupin e të rinjve që po stërvisin.
Fituesit:
Kledi Kadiu, notari më i mirë i Kupës së Shqipërisë
Aleksandër Muka theu 2 rekorde kombëtare në 800 dhe 1500 metra stil i lirë
Aleksandër Ngresi doli i pari në 100 m dhe 200 m shpinë
Enea Zhupaj i treti në 200 m delfin
Dalvi Elezi i treti në 50 m stil i lirë dhe i pari në 100 m
Notarët e ekipit të Teutës:
Enea Zhupaj
Aleksander Ngresi
Ron Mujali
Dalvi Aleksi
Alessandro Muka
Xhorxho Muka
Sofjan Sarrag
Bjorn Barometa
Toni Groshi
Klerenc Vora
Nikola Haxhi
Ildi Hyka
Enea Gjoka
Ekipi i femrave:
Ilaria Balla
Grejsi Vora
Arba Kardhiqi
Ester Guri
Ester Gjoka
Erisa Muca





