Teuta ka mposhtur Egnatian me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e fundit të Superiores. Durrsakët e fillojnë mjaft mirë ndeshjen dhe janë të rrezikshëm në sulm duke befasuar kampionët që në minutën e 9 kur Kapllani kalon Teutën në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi Egnatia nuk tërhiqet dhe shfaqet e rrezikshme në portën kundërshtare derisa në minutën e 22 rrogozhinasit barazojnë rezultatin me anë të Jahajas.
Në barazim 1-1 mbyllet pejsa e parë. Pjesa e dytë është disi më e qetë por durrsakët e kërkojnë më me ngulm golin përballë rrogozhinasve që luajnë me kujdes. Sulmet e durrsakëve finalizohen në minutën e 75 kur Torraj i sapofutur në lojë shënon golin e fitores për Teutën që ka mposhtu kampionët në fuqi në fund të kampionatit. Egnatia e mbyll si vend i parë, pavarësisht humbjes në Durrës. Teuta në anën tjetër konfirmohet si vend i gjashtë i këtij sezoni. Kampionët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Final Four.