DURRËS, 29 tetor 2014 – Teuta e ka filluar mbarë fazën e dytë ku në Niko Dovana arrin të gjejë më në fund fitoren pas disa humbjeve rradhazi. Durrsakët kanë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme e tashmë Teuta ngjitet në vendin e shtatë duke lënë pas Vllazninë. Durrsakët kanë zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë kur kanë gjetur edhe golin ndërsa pjesa e dytë ka folur për Flamurtarin që ka luajtur mjaft mirë por ka gjetur përballë Rizvanin e pakalueshëm që ka ndikuar në mbrojtjen e tre pikëve. Kriza rezultative e vlonjatëve vetëm sa thellohet, ndërsa ultimatumet e drejtuesve të klubit s’dihet si do të “përkthehen” pas humbjes së radhës. Derbi i bregdetarëve është vendosur në minutën e 10-të, kur braziliani Rafael Malhages ka realizuar në portën e Ilion Likës. Kuqezinjtë duhet thënë se kanë reaguar fuqishëm, kanë krijuar raste tepër të volitshme për shënim, por Bledian Rizvani është kthyer në hero për të tijtë me pritjet e kryera. Hasan Lika pranoi se Rizvani ishte vendimtar me pritjet e tij por theksoi se Teuta bëri një ndeshje të mirë, ndaj një formacioni shumë të fortë si Flamurtari. “Një moment i vështirë përballë një kundërshtari të fortë. Por mund të them që kemi qenë me fat. Duhet të falenderojmë Rizvanin për pritjet. Në 30 minutat e para kemi luajtur mirë kurse pjesën tjetër jemi detyruar të mbrohemi. Një kundërshtar që ka luajtur ndër ndeshjet më të mira. Mund të përballemi me sukses me cdo kundërshtar, jemi gjithmonë në rritje dhe pse kemi pasur probleme me mungesat”.
Teuta fiton me Flamurtarin dhe ngjitet në vendin e shtatë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët
UAMD feston 20-vjetorin e krijimit
UAMD feston 20-vjetorin e krijimit (VIDEO)
Akuza të “frikshme” nga ish-nutricionistja e Realit të Madridit: Më përzunë nga ekipi, më thanë se më rrezikohej jeta…





