Teuta mposht minimalisht Kastriotin në Kamzës dhe mban në lojë skuadrën durrsake për një vend në Europë.
Hebaj shënoi golin e vetëm të krutanëve në një sfidë mjaft të luftuar, ku nuk munguan momentet e tensionit.
Pavarësisht kësaj disfate, Kastrioti siguron matematikisht qëndrimin në Superiore, si rrjedhojë e humbjes së Egnatias.