Teuta ka fituar në transfertën me Tiranën me rezultatin minimal 1-0 në “Arena Kombëtare”.Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Beshiraj në minutën e 80-të i cili bëri heroin për skuadrën. Tirana pati mundësinë të kalonte në avantazh në minutën e 69-të të sfidës, por Zharmuni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë triumf Teuta shpëton nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Superiore, ndërsa fati i bardhebluve do të vendoset të dielën e ardhshme.

Rezultatet e javës së parafundit të Superiores prodhuan një verdikt pëfundimtar. Bëhet fjalë për skuadrën e Teutës, e cila ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Më triumfin 0-1 ndaj Tiranës, durrsakët e Bledar Hodos, blinduan vendin e gjashtë, ndërkohë që në rastin më të keq të mundshëm Teuta do e mbyllë sezonin në vendin e 7-të duke shmangur kështu edhe “Play Out”-in.