Teuta mbylli me sukses përgatitjet në Bullgari, teksa fitoi edhe miqësoren e fundit përballë Septemvri Sofia, me rezultatin 2-0.

Sherif Kallaku zhbllokoi shifrat për durrsakët që në minutën e parë, ndërsa 15 minuta nga fundi ishte kroati Tomislav Bushic, i cili gjeti golin e dytë.

Kjo ishte miqësorja e katërt e Teutës në Bullgari, nga të cilat tre i ka fituar, konkretisht përballë Kariana Erden me rezultatin 1-0, përballë Akademija Pandev me rezultatin 4-1 dhe sot përballë Septemvri Sofia me rezultatin 2-0.

Sfida e vetme që durrsakët humbën në tokën bullgare, ishte ajo përballë Botev Vracas, me rezultatin 2-1, teksa në këto miqësore ka shkëlqyer sulmuesi kroat Tomislav Bushic, i cili ka shënuar plot 4 gola.