Teuta nuk ka shpërdoruar mundësinë e fundit që kishte për të synuar përsëri “Final Four”, teksa ka përfituar nga kriza pa fund e Dinamos për të mundur ekipin e Ilir Dajës në kryeqytet.
Në një ndeshje ku Dinamo duhej të tregonte se ishte në gjendje të bënte kthesën dhe të ngushtonte diferencën me Partizanin që i rrëmbeu vendin e katërt, blutë bënë shumë pak për të rrezikuar portën durrsake dhe për më tepër, ishin të pavëmendshëm duke u goditur nga goli i Arifit.
Edhe lëvizjet në pjesën e dytë nga Daja bënë shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit, me blutë që nuk ishin efikas në fazën sulmuese dhe vazhduan serinë e rezultateve jo bindëse në vitin 2026 që po e largojnë gjithnjë e më shumë nga objektivi për të luftuar për titullin.





