Teuta ka zhvilluar një takim miqësor përballë Makedonija GP. Durrsakët e kanë fituar 2 me 1 ndeshjen në Ohër. Të dy golat për Teutën janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht ishte Beshiraj që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 37-të, më pas Balla në minutën e 40-të.
Kjo ishte sfida e parë miqësore në kuadër të sezonit të ri. Më tej Teuta do të përballet me Llapin dhe Vorën.Formacioni i pjesës së parë: Selmani; Balla, Qaqi, Ramizi, Përgjoni, Vila, Lloci, Hebeja, Boçi, Beshiraj, Arifi. Formacioni i pjesës së dytë:Shala; Bakiu, Deda, Kotobelli, Gjinollari, Çyrbja, Maçolli, Torraj, Bendo, Kapllani, Demirçani.





