Teuta ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Laçit, duke qëndruar matematikisht në garë për Europën, ndonëse tashmë duket disi e pamundur.

Pjesa e parë e Teuta-Laçi është mbyllur me barazimin 1-1, ndonëse dominimin e këtij fraksioni e patën thuajse të gjithin kurbinasit. Goli i parë u realizua nga Guindo, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi Ujka pas një ndërhyrje nga Idrizaj, duke i dhuruar avantazhin Laçit. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm nëntë minuta, pasi në minutën e 24’ Hebaj do të realizonte me kokë dhe do t’u dhuronte barazimin “djemve të detit”.

Edhe në pjesën e dytë takimi u dominua me Laçin, që pati më shumë raste për të shënuar, por pavarësisht kësaj nuk ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës. Ndeshja në këtë fraksion u bë më intensive dhe rastet më të shumta. Golin e dytë për durrsakët e realizoi Dajan në minutën e 90+4, pas një asisti nga Peposhi.

Pas këtij takimi Laçi shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e dytë, teksa Teuta renditet në vend të gjashtë me 49 pikë të grumbulluara.