Teuta fiton ndaj Partizanit në Durrës me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në pjesën e dytë, ku Peposhi ndëshkoi “demat” në minutën e 67’.Sfida u zhbllokua nga miqtë në minutën e 13’ por goli i Mikuliçit u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.
Ndërsa në minutën e 67-të, Ergys Peposhi realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën. Ajo predhë e tij rezulton vendimtare për Teutën e cila mposht të kuqtë.
Me këtë fitore skuadra e Martinit shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8-të dhe Partizani mbetet në vendin e 3-të me 46 pikë.