Thuajse e sigurt për një vend në Europa League është edhe Teuta, që sot arriti të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Flamurtarit. Ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, vlonjatët rezistuan shumë mirë ndaj Teutës dhe golave të Lorenzo Vilës në pjesën e parë iu përgjigjën me ato të Pjeshkës e Hoxhës, për të mbajtur gjithçka në baraspeshë.
Megjithatë në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Edi Martini shënoi edhe një gol të tretë me anë të sulmuesit shkodran rubin Hebaj, duke ia dalë të marrë tre pikët që e mbajnë në vendin e katërt me 57 pikë.





