Teuta ka lënë pas krizën duke gjetur pas katër ndeshjesh përsëri fitoren, duke e mposhtur me shifrat 1-0 në ndeshjen e luajtur në Durrës. Plot me emocione ka qenë  sfida e luajtur në “Niko Dovana”, aty ku Vora (si skuadër pritëse, pas marrëveshjes mes klubeve) priste Teutën.

Durrsakët shënojnë me Arifin në pjesën e parë, por goli anulohet. Kotobelli shënon golin që vulos fatin e takimit në pjesën e dytë. por minutat shtesë janë dramatike, pasi Vora shënon me Felipen golin e barazimit, që anulohet për një faull në zonë. Mbyllet 1-0 për Teutën, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Vora mbetet 14 pikë në klasifikim.