Vllaznia-Teuta 0-1, goli i shënuar nga Beshiraj 84’ bëri që Teuta të surprizojë Vllazninë në “Loro Boriçi” për një fitore 1-0. Një ndeshje me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa. Durrsakët panë të anulohej një gol që në fillim të ndeshjes, ndërsa në fundin e takimit humbën shërbimin e Fadairo, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Karton i kuq dhe për drejtorin sportiv, Renato Arapi për protesta.
Vllaznia humbet vendin e parë në klasifikim dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve, Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të 4-ët.





