6 dhjetor 2015 – PARTIZANI-TEUTA 69-82
(11-18, 17-19, 20-26, 23-19)
Partizani: Pylla (7), Xhunga (3), Dervishi (10), Ismeti (30), Selimaj (9)/Laçi, Tegu (10). Trajner: E.Ismeti
Teuta: Ndreko (5), Skilja (2), Aliaj (16), Pashaj (6), Gorea (17)/Isaku (6), Thana (27), Isufi, Veselagu. Trajner: Xh.Kalaja Gjyqtarë: G.Hoxha, A.Bejko, M.Kasëmi
Nuk ka fund kriza në kampionat për skuadrën që ka bërë historinë në basketbollin e meshkujve. Në ndeshjen që çeli javën e nëntë në Superligë, Partizani pësoi humbjen e nëntë në po kaq takime të zhvilluara deri tani.
Të kuqtë e trajnerit Ismeti u mposhtën dje në kryeqytet 69-82 nga skuadra e Teutës në një sfidë të komanduar gjatë gjithë kohës dhe fituar me meritë nga durrsakët, të cilët korrën suksesin e 4-t sezonal. Ndërsa për Partizanin, kjo është humbja e 9-të, ndërkohë që fitorja mbetet një iluzion për momentin në kampionat.
Që në periodën e parë, skuadra mike merr nën kontroll lojën duke u shkëputur 18-11. Perioda e dytë është disi më e ekuilibruar, por basketbollistët e Teutës e administrojnë epërsinë. Edhe këto 10 minuta flasin për bregdetarët e teknikut Kalaja. E njëjta histori edhe në periodën e tretë, e fituar nga Teuta 26-20. Në 10- minutëshin e fundit, kryeqytetasit ndryshojnë në lojën e tyre, por avantazhi 23- 19 më shumë se për statistikë nuk pati rëndësi.
Pikëshënuesi më i mirë për Teutën ishte Thana, autor i 27 pikëve, i ndjekur nga Gorea me 17 pikë. Ndërsa për klubin kryeqytetas, kapiteni Ismeti, në një ditë tjetër në superformë, nuk mundi të evitonte humbjen e skuadrës me 30 pikët e realizuara.
/portal DurresLajm/