Mesfushori Xhoele Maçolli është lojtari më i ri i Teutës. Lojtari pogradecar ka arritur marrëveshjen me klubin durrsak pas përfundimit të kontratës me Bylisin. Maçolli do të jetë i gatshëm për trajnerin Bledar Devolli që në ndeshjen e radhës me Vllazninë.
Lajmi është konfirmuar me zyrtarizimin e Teutës:
“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mefushorin Xhoele Maçolli.
Mesfushori i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Bylis-it. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Maçollit në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”.





