Teuta – Flamurtari 3-1
Golat: Magani 2′, 47′, R.Hoxha 78’/Tshakadadze 19′
Teuta
Moçka, Lukiç, Shkalla, E. Hoxha, Kotobelli, Dita, Mihani, Lamçja, Hyseni, Musta, Magani.
Trajner: Gugash Magani.
Flamurtari
Halilaj, Fustar, Pashaj, Beqaj, Lena, Telushi, Y.Hoxha, Morina, Greca, Tshakadadze.
Trajner: Gentjan Mezani.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Ilir Tartari, Ardian Beqiri
7nentor 2015 – Teuta arrin një fitore të madhe 3 – 1 ndaj Flamurtarit në takimin e javës së dhjetë të Kategorisë Superiore. Durrsakët rikthehen te fitorja dhe për këtë merita është e familjes Magani. Babai i ndërtoi formacionin nga stoli, ndërsa i biri shënoi 2 nga golat.Ndeshja nisi me gol që në minutën e dytë. Artur Magani kaloi në avantazh Teutën me një gol të zgjuar, pas një krosimi nga goditja e këndit. Durrsakët janë më kërkues me aksionet e tyre, porn ë minutën e 19’ vendoset barazimi. Gjeorgjiani Tshakadadze shënoi për vlonjatët duke shrytëzuar një passim të Ylli Hoxhës. Në mesin e pjesës së parë Halilaj shpëtoi portën e Flamurtarit nga një tjetër gol me pritjet e tij. Mario Morina iu afrua golit me goditjen e tij nga jashtë zone, por Shëptim Moçka u tregua i vëmendshëm. Ekipet shkuan në pushim me barazimin 1 – 1.
Pjesa e dytë nis në njëtjën mënyrë se e para me golin e Teutës. Shënues ishet përsëri Artur Magani, cili justifikoi besimin e babait të tij. Sulmuesi i ri shrytëzoi shpërqendrimin e mbrojtjes vlonjate. Ekipet u përpoqën të shënonin përsëri, por ishte përsëri Teuta, që tundi rrjetën në minutën e 78’ me kapitenin Rustem Hoxha. Prej minutës së 82’ nervozizimi i tepruar bëri të gjyqtari Enea Jorgji të ndëshkonte me karton të kuq Festim Lushtakun dhe Bruno Telushin. Flamurtari e mbylli takimin me 9 futbollistë.
Një tjetër humbje për vlonjatët që nuk fitojnë në Durrës prej 16 maj të 2009. Teuta me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e tretë.
/portali DurresLajm/