Pasi siguruan shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Bojan Gjorgievski, Teuta ka gjetur marrëveshjen edhe me mesfushorin Jordan Apostolov.

28-vjeçari që në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar tek Etar Veliko Tarnovo, që militon në Superligën e Bullgarisë.

Apostolov ka grumbulluar 16 ndeshje nga 20 që janë zhvilluar në total, teksa është ndëshkuar edhe me shtatë kartona të verdhë.

Më herët ai është aktivizuar edhe me ekipe si: Lokomotiv GO, Botev Vratsa, Marek Dupnitsa, Lokomotiv Mezdra, Dobrudzha Dobrich etj.

Mesfushori gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe konsiderohet si një afrim mjaft cilësor nga drejtuesit e Teutës.