Teuta ka kalendar luksi në dy javët e radhës në Kategorinë Superiore. Nga tri takimet që ajo do t’i luajë deri në datën 19 shkurt, dy prej tyre do t’i zhvillojë në shtëpi. Kështu, Teuta e nis në “Niko Dovana” me Luftëtarin, ku do të kërkojë fitoren.
Më pas Superiorja ndalet, sepse skuadrat do të luajnë në Kupën e Shqipërisë. Edhe në këtë ndeshje, Teuta pret Erzenin në Durrës për sfidën e kthimit. Menjëherë pas datës 12 shkurt, Teuta luan përsëri në shtëpi dhe përballë do të këtë Vllazninë në kampionat.
Dy ndeshje që mund t’i japin edhe kreun, duke ditur se Tirana (luan me Vllazninë në transfertë dhe pret Skënderbeun) e Kukësi (pret Laçin dhe shkon në transfertë me Bylisin) kanë përballje të vështira.
Por për të shpresuar në një hap fals të dy kryesueseve, fillimisht bregdetarët duhet të bëjnë pikë të plota dhe më pas të presin.





