Qendërsulmuesi shqiptar, Rrok Toma është huazuar tek Teuta dhe do jetë pjesë e klubit durrsak deri më 30 qershor 2025. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian UC AlbinoLeffe.

Këta të fundit i kanë zgjatur kontratën futbollistit deri më 30 qershor 2026 dhe e kanë lejuar të jetë pjesë e skuadrës së Martinit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ata i urojnë Rrokut një sezon plot suksese. 20-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.