Teuta ka huazuar sulmuesin anësor Gresild Lika, futbollist ky i formuar te skuadra e Partizanit dhe që vjet ka luajtur me ekipin e dytë të të kuqve.Sulmuesi është nën kontratë me Partizanin, ndërkohë që kërkon të provojë veten në Durrës, ku trajneri Magani ka nisur përgatitjet me skuadrën.
Siç dihet, nga ekipet e Superiores, veç atyre që garojnë në kupat e Europës, vetëm Teuta, Lushnja dhe Laçi i kanë nisur përgatitjet, ndaj dhe në fundjavë mund të ketë një miqësore me kurbinasit.