Nuk ka shkuar aq mirë sa duhet ndeshja e parë miqësore për Teutën. Durrsakët janë mposhtur   0-1 nga Ferronikeli në “Niko Dovana”, por ky rezultat nuk e shqetëson aspak trajnerin Ahmataj, i cili më tepër kishte si synim vëzhgimin e gjendjes fizike të lojtarëve. Fatin e kësaj ndeshje e vendosi një gol i shpejtë i Kurtishaj, i cili në minutën e 5′ të saj shënoi golin e vetëm për t’i dhënë fitoren kampionëve të Kosovës. Ndërkohë lojtarët e Teutës kanë marrë pushimet deri në datën 15, pasi një ditë më pas do të nisen drejt Austrisë për fazën përgatitore.