Luftëtari është rikthyer te fitorja, teksa ka mundur në transfertë skuadrën e Teutës. Një tre pikësh me shumë vlerë për skuadrën e Hasan Likës, që ka arritur të marrë suksesin e radhës pas barazimit me Lushnjën një javë më parë. Luftëtari e sheh veten shumë pranë Europës, teksa tani është vetëm 3 pikë pas Kukësit, Laçit dhe Kamzës.

Në krahun tjetër Teuta i komplikon shumë pozitat, pasi gjendet në vendin e parafundit me vetëm 17 pikë, një më pak se Vllanzia që fitoi pak orë më herët. Gjirokastritët shënuan që në minutën e dytë me anë të Shkurtajt. Vendasit barazuan me anë të Hilës falë një 11-metërshi. Ishte sërish Shkurtaj ai që i dha avantazhin miqve, por që në fraksionin e parë do të barazonte Lajthia.

Në fraksionin e dytë vendosi një autogol i Shehit, duke i dhënë për të tretën herë avantazhin gjirokastriteve. Në fund Luftëtari e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Liçajt.

Ndiqni në videon më poshtë prononcimin e dhënë nga trajneri Hasan Lika, dhënë fill pas mbarimit të ndeshjes, ndërsa trajneri Stavri Nica nuk ka dalë në prononcimin për shtyp.