19 tetor 2014 – Teuta ka humbur 1-0 në Fier kundër Apolonisë në një ndeshje ku durrsakët sërish humbasin raste shënimi por me këtë humbje Teuta vazhdon të mbetet në vendin e tetë me 7 pikë së bashku me Apoloninë ndërkohë që në vendin e fundit mbetet Elbasani.

Apolonia ka luajtur mirë në fushën e vet dhe ka qenë e organizuar mirë në mbrojtje për të mos pësuar ndërkohë që në minutën e 40 të pejsës së parë Karakaci ka kaluar në avantazh skuadrën fierake dhe ky gol ka qenë në fuqi deri në fund të ndeshjes duke i dhënë fitoren dhe tre pikët Apolonisë ndërkohë që durrsakët pavarësisht sulmeve të shumta në pjesën e dytë nuk arritën të shënojnë golin e barazimit.

Loja ka qenë e ashpër dhe nuk kanë munguar as kartonat madje Hoxha dhe Kaja janë ndëshkuar me kartonë të kuq, duke I lënë të dyja skuadrat me nga një lojtar më pak në fushën e blertë. 

Kjo humbje i komplikon pozitat e durrsakëve pasi 6 ekipet e para janë të ngjeshura me pikë me njëra tjetrën ndërkohë që Teuta është tashmë katër pikë larg vendit të gjashtë dhe një pikë larg vendit të shtatë ndaj vetëm një fitore në ndeshjen e rradhës do të bënte që Teuta të afrohej sërish me shkallët e larta e tashmë nuk mund të ketë më një hap fals për durrsakët.