10 gusht 2014 –  GOLAT: Pejiç 32′, 55′/ Smajli 69′ (aut)

KUKËSI: Halili, Smajli, Malota, Dushku, Hallaçi, Musolli, Allmuça, Lushtaku, Hasani, Hysa, Pejiç; Trajner: E.Dalipi. (U aktivizuan: Koci, Brahja, Manuka, Xheferson, Pinto, Shameti, Periç, Jonuzi, Zhuta, Muçmata).
TEUTA: Rizvani, Magani, Premçi, Rustemi, Kotobelli, A.Hoxha, Ahmataj, Nika, Shabani, Deliallisi, Hyseni; Trajner: H.Lika. (U aktivizuan: Stafa, Ulluri, Tepshi, Grupshi, Sina, E.Hoxha, Turtulli).

Teuta është mundur në miqsoren e dytë që ka zhvilluar gjatë qëndrimit të ekipit në Ohër. Teuta është mundur 2-1 nga ekipi i Kukësit. Ndeshja ka qenë tepër e fortë dhe ngjasonte më shumë me një ndeshje zyrtare se një miqësore pasi të dy ekipet kanë luajtur me shpirt luftarak . Teuta ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë edhe pse është mundur nga një gabim në golin e dytë të Kukësit por ajo që i mungoi sërish Teutës është finalizimi pasi përpara portës durrsakët nuk kanë qenë të saktë ndërkohë që kuksinaët kanë qenë më pragmatistë dhe kanë shfrytëzuar mundësitë e shënimit duke fituar edhe takimin. Gjatë kësaj ndeshjeje Erand Hoxha ka mbetur i dëmtuar në vetull si pasojë e një përplasjeje me një mbrojtës të Kukësit por dëmtimi është i lehtë dhe Hoxha do të vazhdojë normalisht stërvitjen.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/