Apolonia-Teuta 2-1
Golat: Naci 53, Mahilaj 55′ / R.Hoxha 37′
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri
DURRËS, 5 nëntor 2014 – Teuta humbet ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në Fier. Durrsakët e kanë nisur duke shpërdoruar një penallti me brazilianin Rafael Magalhaes në fillim të lojës, për t’ia lënë më pas vendin mbrojtësit Rustem Hoxha që shënon golin e avantazhit në minutën e 37. Teuta e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh por pjesa e dytë ka filluar me reagimin e Apolonisë, që ka shënuar dy herë me Nacin e Mahilaj në të 53 dhe të 55. Teuta ka krijuar raste pas pësimit të dy golave por nuk ka mundur të arrijë barazimin. Ky mund të konsiderohet ndoshta rezultati i vetëm surprizë në këtë raund, sepse fati i skuadrës që do të kualifikohet më tej mbetet të vendoset në Durrës, në sfidën e kthimit. Finalja e Kupës së Shqipërisë është përcaktuar të luhet më 23 maj 2015. Sezonin e kaluar, kupën e fitoi skuadra e Flamurtarit. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë për ekipet që të marrin pjesë në Kupat e Europës. Rekordmenë në fitimin e këtij trofeu janë Tirana dhe Partizani, me nga plot 15 herë, të ndjekur nga Dinamo me 13 herë, Vllaznia 6 herë, Flamurtari 4 herë, Teuta 3 herë, Besa dhe Elbasani nga 2 herë, Apolonia dhe Laci nga 1 herë.





