Durrës, 15 korrik 2014 – Teuta humbet ndeshjen e dytë miqësore zhvilluar kundër ekipit gjerman të Braunshweig i cili sezonin që u mbyll ishte në bundesligën gjermane. Teuta e ka nisur lojën me këtë formacion: Rizvani, Kotobelli, R.Hoxha, Premci, Stafa, Dita, A.Hoxha, Dosti, Shabani, Nika, Pepa. Teuta ndryshe nga ndeshja e parë u paraqit më mirë në këtë ndeshje si në planin fizik ashtu edhe atë taktik por natyrisht përballë kishte një ekip të fortë gjerman i cili për më tepër ka më shumë se një muaj që ka nisur fazën përgatitore me ngarkesë të plotë dhe ka zhvilluar disa miqësore. Teuta në këtë ndeshje i ka pësuar golat në minutën e 37, 60 dhe 82. Gjithsesi durrsakët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë që ka sjellë mjaft nota optimizmi në kampin durrsak.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/