Laçi e ka nisur këtë sezon me një fitore bindëse 3-1 ndaj Teutës, duke u konfirmuar që në start si një prej skuadrave që pretendojnë majat e klasifikimit.

Ekipi i Vukiçeviç ka dominuar duelin dhe ia ka dalë të marrë pikët e plota duke nisur me këmbë të mbarë sezonin.

Teuta u shfaq shumë pak ngulmuese në fazën ofensive dhe kjo i dha mundësinë Laçit të kontrollonte lojën, derisa gjeti golin në pjesën e parë me anë të Velkovskit.

Mazrekaj më pas humbi një penallti, por sulmet e kurbinasve nuk u ndalën dhe në pjesën e dytë brenda pak minutash erdhën golat e Adeleke dhe pikërisht Mazrekajt i cili shleu kështu gabimin.

Goli i Jazxhi zgjoi durrsakët, por Vila ishte i pafat teksa goditi fillimisht shtyllën e pastaj traversën, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës.