Kastrioti ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur me shifrat 2-1 Teutën në duelin e luajtur në Kamëz. Tre pikë që e largojnë nga zona e ftohtë, teksa mbajnë në fund Teutën. 

Durrsakët dhanë sinjale se kërkonin pikët sidomos në fillimin e ndeshjes, teksa gjetën golin me një gjuajtje të fortë ndaj Karabecit e më pas  iu afruan disa herë golit të dytë. Por një gol i shkëlqyer i Karakaçit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes pasi krutanët fituan energji nga ai dhe sulmuan pareshtur, duke iu afruar disa herë rrjetën derisa e gjetën përmbysjen falë një penalltie të Morbek.

Në pjesën e dytë, durrsakët u munduan të reagonin por linin hapësira mbrapa për kundërzbritje të shpejta të vendasve. Megjithatë, asnjë skuadër nuk ia doli që të shënonte dhe sfida u mbyll me shifrat 2-1 për krutanët.