Durrës, 20 korrik 2014 – Teuta pëson humbjen e tretë në po kaq miqësore të zhvilluara në fazën përgatitore në Austri. Ekipi i Hasan Likës pati një kundërshtar me emër përballë, Cardiff Cityn të cilët megjithëse kishin luajtur gjatë ditës me Mynih 1860 arritën të fitonin edhe në ndeshjen e dytë brenda ditës me Teutën 3-0.

Spanjolli Guerra hapi serine e golave për ekipin uellsian në minutën e 21 ndërsa në pjesën e parë shënoi edhe Burgstaller. Pjesa e dytë nuk pati asnjë ndryshim në lojën e Teutës teksa Cardiff shënoi edhe golin e tretë me anë të le Fondre duke mbyllur në 3-0 takimin.

Edhe pse ka humbur ndaj një ekipi anglez me traditë, durrsakët kanë luajtur më mirë se në ndeshjen e kaluar, por janë ndëshkuar nga anglezët që kanë qenë më të saktë përpara portës madje anglezët nga katër apo pesë sulme të rrezikshme kanë shënuar në 3 prej tyre ndërkohë që durrsakët edhe pse kanë qenë të rrezikshëm në sulm nuk arrijnë të finalizojnë. Tashmë në Austri ekipi bregdetar do të zhvillojë edhe 3 miqësore të tjera, më e rëndësishmja ajo me Kuban Krasnodar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/