20 janar 2014 – Në miqësoren e zhvilluar në tokën turke, skuadra e Teutës e drejtuar nga italiani Sorrentino nuk ka mundur të marrë të paktën një rezultat pozitiv. Në ndeshjen kundër Atlanta, skuadër e kampionatit lituanez, “Djemtë e Detit” janë mundur me rezultatin 2-1. Goli për ekipin durrsak është shënuar nga mbrojtësi i krahut të majtë, Julian Ahmataj. Mirëpo, gjithçka po shkon siç është parashikuar përsa i përket konsolidimit të ekipit, pasi ka shumë lojtarë të rinj që kanë ardhur gjatë merkatos së janarit.

/ Agjencia e lajmeve Dyrrah /