Dinamo City u rikthye te fitorja pas dy humbjesh teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1. Protagonist i kësaj ndeshje ishte një ish si Lorenco Vila, i cili në të kaluarën është aktivizuar me durrsakët, por në këtë ndeshje i ndëshkoi me një dygolësh. 23-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 13 falë një goditje të fortë e të saktë brenda zonës. Teuta u mundua të reagonte dhe në fakt barazoi me Klejdi Dacin. Sulmuesi shfrytëzoi një pasim të Peposhit dhe nga fare pranë portës nuk mund të gabonte.
Megjithatë, Dinamo u hodh sërish në sulm dhe kaloi përsëri në avantazh me anë të Lorenco Vilës. Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Lorenco Vila lëvizi bukur në hyrje të zonës, dhe i ndihmuar nga një devijim, kaloi në avantazh të tijtë. Në pjesën e dytë, vendasit provuan të barazonin, por nuk ia dolën. Pjesa e dytë pati gjithashtu shumë raste nga të dyja ekipet, me durrsakët që e gjetën golin vetëm në fund, por që ishte VAR-i që e anuloi për një pozicion të parregullt.
Dinamo City merr tre pikë që e ngjisin skuadrën në vend të pestë me 22 pikë. Ndërkohë, Teuta mbetet e fundit me 16 pikë.





