Egnatia e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë të çerekfinaleve të luajtur ndaj Teutës në transfertë, ndonëse i është dashur të vuajë shumë për të mbyllur këtë sfidë me rezultat pozitiv.

Durrsakët shënuan shpejt me Arifin dhe më pas u munduan të administrojnë këtë avantazh, duke u goditur në mënyrë të papritur vetëm në shtesën e pjesës së parë nga goli i barazimit i Adjesa.

Pjesa e dytë ishte e përgjumur, pa raste nga skuadrat deri në minutat e fundit, ku u shpërdoruan disa të tillë, derisa erdhi gjuajtja po në shtesë e Kryeziut që mposht Selmanin dhe i dha Egnatias fitoren me diferencë minimale në ndeshjen e parë.